Gjatë karrierës së gjatë të tyre kanë pasur shumë shokë skuadre, sidomos Cristiano Ronaldo që ka ndërruar 4 ekipe deri më tani, ndërsa Messi vetëm te Barcelona. Gjithsesi, tjetër gjë është shok skuadre dhe tjetër mik ose shok i ngushtë.
Shoku i parë i Messit te Barcelona ishte braziliani Ronaldinho, i cili e mbështeti argjentinasit në fillimet e karrierës dhe së bashku dhuruan spektakël në fushën e lojës. Jo më kot ishte Messi ai që i pagoi dëmshpërblimin Ronaldinhos për të dalë nga burgu.
Më pas ishte Iniesta, nuk mbetej prapa Xavi, por me numrin 8 kishte diçka më shumë. Dy të tjerët ishin njëkohësisht, nga ku doli e famshmja MSN (Messi-Suarez-Neymar). Sidomos me Suarez, marrëdhënia e Messit ka qenë shumë miqësore, pasi familjen e tyre takoheshin shpesh dhe partneret madje ishin bërë mikesha.
Tashmë është një epokë tjetër për Messin, ndihet paksa i vetmuar pas largimit të Suarez, por edhe për faktin se së fundmi ka pasur shumë hyrje-dalje në klub. Dhe natyrisht smund të bëhet më shumë se shok skuadre, me blerjet e reja apo djemtë e ri në skuadër.
Pak a shumë e njëjta gjë edhe për Cristiano Ronaldon te Juventus, që pas largimit nga Real Madrid, nuk ka ndonjë shoqëri të ngushtë. Edhe ndopak afrimitet që kishte me Douglas Costa, ky i fundit u largua te Bayern Munchen. Në Torino, Ronaldo jashtë fushe është totalisht i përqenruar vetëm në gjërat e veta.
Ndryshe ishte te Real Madrid. Fillimisht pati miqësi me Ozil dhe Pepe, me të cilët shkonte mirë. Më pas radha do të ishte e Benzema e Marcelo. Me këtë të fundit janë të shumta shakatë, saqë janë bërë virale edhe në rrjetet sociale.
Te Manchester United, Ronaldo shoqëri të ngushtë pati vetëm me Wayne Rooney. Të dy u kthyen në makineri golash te “Djajtë e Kuq”, por shoqëria e tyre ishte edhe jashtë fushe, teksa dëfreheshin në pub-e dhe festa të ndryshme.
Po nëse Cristiano Ronaldo dhe Messi do të luanin në një skuadër, a do të ishin miq të ngushtë. Vështirë të thuhet, për mënyrën e jetesës së secilit në këtë moshë, të lidhur shumë edhe pas fëmijëve. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë, së pari do të duhet t’i shohim në një ekip…