Dyshja shqiptare që luajnë për Istanbulspor në ligën e parë turke ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit, duke u bërë protagonist absolutë në fitoren 3-0 në shtëpi ndaj Eskisehirspor. Një sukses që e mban ekipin e shqiptarëve në vendin e dytë, brenda objektivave.
Golin e parë për Istanbulspor e realizoi Kristal Abazaj në minutën e 21-të. Goli i dytë për ish-sulmuesi e Kombëtares shqiptare, që u zëvendësua në minutën e 74-t.
Ndërsa Eduart Rroca ishte protagonist me një asist fantastik për Papa Diuf në minutën e 63-të, teksa në të 88-tën, fitoi një 11-metërsh e cila u shndërrua në gola nga Ergun. Eduart Rroca është duke kaluar një formë fantastike në Ligën e parë turke.
Mesfushori 27-vjeçar është zgjedhur sërish njeriu i ndeshjes. Kjo është hera e dytë në pak javë që Rroca zgjidhet njeriu i ndeshjes. Për sa i përket statistikave të sotme, ato janë me të vërtet fantastike. 100% i saktë në driblime, 4 pasime kyçe, asist, penallti e fituar, ndërhyrje të sakta.