MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Kotzias: Kemi rënë në dakordësi

16.10.2018 - 10:30

Kemi arritur Marrëveshjen më të mirë, kështu ka thënë ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, pas takimit në Këshillin për Çështje të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Kotzias gjithashtu ka theksuar se edhe me një matematikë të thjeshtë të shkollës fillore, nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë për secilën palë.

Ai ka njoftuar se takimi i djeshëm ka filluar me çështje lidhur me Maqedoninë.

Kam sqaruar se duhet të kuptohet në Shkup se nuk ekziston asnjë zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se nuk është e mundur të ndodhë ajo që thonë se dy partitë opozitare në Greqi dhe IRJM, se mund të sigurojnë një marrëveshje më të mirë për secilën palë, pasi kjo nuk është e realizueshme as edhe me një matematikë të thjeshtë të shkollës fillore”, ka thënë shefi i diplomacisë greke. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Marrëveshja e Prespës duhet zbatuar


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi