Borussia Dortmund vuan vetëm 45 minuta në transfertën e Berlinit ndaj Hertha-s, ndërsa në të dytën përmbys shifrat dhe fiton 5-2, duke mbajtur vendin e dytë në renditje, vetëm 1 pikë larg Bayern-it kryesues.
Hertha Berlin ka kaluar në avantazh në minutën e 33-të. Takimi është zhbllokuar nga Cunha. Sulmuesi i vendasve ka gjetur golin me një gjuajtje të frikshme me të djathtën dhe pjesa e parë përfundon 1-0 për vendasit.
Borssia Dortmund ka përmbysur rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Verdhezinjtë kanë shënuar dy gola të shpejtë me Haaland. “Golden Boy” ka barazuar në minutën e 47-të dhe ka shënuar të dytin në të 49-n.
Për të ardhur në 62’, ku sërish Haaland është protagonist, duke shënuar golin e tretë dhe marrë topin në shtëpi. Në 70’ vjen goli i radhës, Guerrero con shifrat në 1-4. Në 79’ vendasit ngushtojnë me penallti, është sërish Cunha që tregohet i saktë.
Por pa kaluar as edhe një minutë Dortmund shënon golin e pestë. Dhe sërish mban firmën e Haaland. Fantastik norvegjezi, që ngjitet në kuotën e 10 golave në 8 ndeshje, 1 më pak se Lewandowski. Ishte nata e tij sonte me 4 gola.