Sot Diego Armando Maradona u përcoll për në banesën e fundit. Ndërsa Barcelona u rikthye në stërvitje dhe natyrisht kishte pezmatim. Në botën e futbollit ende vajtohet për ndarjen nga jeta e njërit prej lojtarëve më të mirë në histori, Diego Maradona.
Para se të fillonin stërvitjen, lojtarët blaugrana mbajtën një minutë heshtje në nder të legjendës argjentinase. Nuk munguan as duartrokitjet, pas përfundimit të një minutë heshtje, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte gjendja emocionale e Leo Mesit.
Sulmuesi katalanas është shfaqur shumë i prekur, dhe kjo vihet re nga imazhet dhe video e postuar nga Barcelona në rrjetet sociale. Messi është përlotur në fund, edhe pse është mundur të përmbajë veten.
The minute’s silence before training in memory of Maradona ? pic.twitter.com/qIrwgLBqSE
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 27, 2020