Një tjetër lajm i hidhur për botën e futbollit. Otto Bariç nuk jeton më! Lajmin e hidhur për vdekjen e ish-trajnerit të Shqipërisë në vitet 2000 e kanë dhënë pak minuta më parë mediat kroate. Trajneri legjendar ka ndërruar jetë prej koronavirusit në moshën 88-vjeçare.
Bariç mbahet mend te Shqipëria për disa ndeshje mjaft të mira që skuadra kuqezi zhvilloi, duke pasur një dorë të madhe në skuadër në aspektin taktik.
Që prej largimit nga kuqezinjtë, Bariç nuk drejtoi më skuadra. Në të kaluarën ai ka qenë edhe në krye të Kombëtares së Kroacisë dhe Austrisë, e gjithashtu i klubeve të njohura si Rapid Vjenë, Sturm Graz apo edhe Stuttgart në Gjermani.
Mister Maximal, Otto “Sallburg” Baric, ist leider an Corona verstorben. Er war einer der besten Trainer, den es in Ö je gab. pic.twitter.com/Xb5uJHKuXn
— Philipp Werner (@PhilWe1) December 13, 2020
Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, Bariç ndërroi jetë në spitalin e Dubravës në Zagreb, ku prej 7 ditësh ishte i shtruar. Baric solli një revolucion te kuqezinjtë në atë kohë, duke u besuar shumë emrave të rinj.