MENU
klinika

Mënyrat e përdorimit

3 maska me sheqer që shërbejnë si scrub fantastik

14.02.2021 - 11:40

Scrub-i është një ndër mënyrat më të mira për të larguar papastërtitë nga lëkura, për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i dhënë fytyrës/trupit butësinë e duhur.

Maska e parë: Sheqer + Limon

Lëngu i limonit ka veti të shumta, kryesisht pastruese dhe zbardhuese. Përzieni lëngun e gjysmës së kokrrës së limonit dhe 1 lugë sheqer. Vendoseni masën në zonat problematike dhe masazhojeni butësisht në mënyrë që të mos irritoni lëkurën. Në vijim lani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Maska e dytë: Sheqer + Vaj ulliri

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, këtë scrub aplikojeni vetëm një herë në javë, në të kundërt mund ta përdorni edhe dy herë. Bëni bashkë një lugë çaji me sheqer dhe një lugë çaji me vaj ulliri. Masazhoni lëkurën duke ndjekur të njëjtën procedurë si më sipër.

Maska e tretë: Sheqer + Banane

Në pjesën e brendshme të lëkurës së bananes, hidhni sheqer dhe masazhoni lëkurën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN