MENU
klinika

Serie A, Java 24

Përsëri Lukaku, Inter shkëputet në krye

28.02.2021 - 17:01

Romelu Lukaku sërish bëhet protagonist për Inter. Sulmuesi belg ka shënuar një gold he ka asistuar në golin e dytë ne fitoren 3-0 që zikaltrit morën në shtëpi ndaj Sampdorias.

Interi ka gjetur golin pas vetëm 35 sekondash. Romelu Lukaku ka realizuar me një diagonale perfekte duke mposhtur Perin. Zikaltrit e nisën fort dhe me presing aq sa pasi humbi topin ekipi i Ballardini, menjëherë Lautaro nisi belgun që i mori kohën mbrojtësit dhe realizoi.

Pas plot 69 minutash, është Darmian ai që dyshon shifrat. Edhe këtë herë, asistman si në derbi, bëhet Lukaku. Belgu merr top dhe në kundërsulm sheh të lirë në krah Darmian. Pason te mbrojtësi i cili nuk mendohet, por godet dhe realizon 2-0.

Sakaq, menjëherë më pas ka ardhur edhe momenti i Alexis Sanchez duke gjetur golin e 3-0 në “San Siro”. Një fitore me shumë vlera për zikaltrit në këtë stacion të garës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN