MENU
klinika

Dualiteti në distancë

Pasi fitoi titullin, Lukaku thumbon Ibrahimovic

03.05.2021 - 20:37

I pamë gjatë këtij sezoni në duel direkt dhe në distancë, duke sfumuar në momente të vecanta edhe Cristiano Ronaldo. Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku ende nuk janë pajtuar.

Të dy sulmuesit, përkatësisht nga Milani dhe Interi, përfaqësuan plotësisht derbin e Scudetto në këtë Serie A të veçantë që përfundoi me triumfin zikaltër.

Milan dhe Inter kanë konkurruar për titullin për rreth 23 ndeshje në kampionat, pasi Zlatan dhe Romelu kanë garuar për kurorën imagjinare të Mbretit të Milanos. Të dy sulmuesit u sfiduan gjithashtu ballë për ballë, në çereknalet e Kupës së Italisë. Me atë rast, u arrit pika më e lartë e rivalitetit.

Lukaku tani ndihet plotësisht Mbret i Milanos. Sulmuesi belg e proklamoi veten përmes një postimi. Një gurë simbolike e Mbretit, si ajo e perëndisë së Milanos, për të cilën Zlatan e ka shpallur veten vazhdimisht gjatë sezonit: “Zoti ynë ka kurorëzuar mbretin. Tani përuluni!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protagonistët e titullit tek Inter

Dyshja “Lu-La”, Vidal dhe triumfi i Antonio Contes