28.11.2021 - 21:02
Roma tregohet cinike ndaj Torinos, duke fituar vetëm 1-0 në “Olimpico”. Një gol ka mjaftuar që verdhekuqtë të afrohen me vetëm 3 pikë zonës Champions. Mourinho më në fund krijon vazhdimësi.
Sulmuesi i ardhur nga Chelsea, Abraham, shënoi golin e avantazhit momental të Romës, që do të rezultonte vendimtar në minutën e 32-të. Ai goditi edhe traversën me një devijim topi me kokë.
Skena surreale pati pas golit të parë. Abraham pret 5 minuta me topin në dorë pasi kishte fituar penallti ekipi verdhekuq. Në fund VAR i komunikon arbitrit Chiffi pozicion jashtë loje dhe anulon 11 metërshin e dhënë për ekipin e Jose Mourinho. Pjesa e dytë nuk dhuroi gola, edhe pse pati ritëm dhe raste.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 14
Milan bie sërish në kampionat, humbje me përmbysje
Serie A, Java 14
Calhanoglu supergol, Inter -1 pikë nga kreu
Serie A, Java 13