MENU
klinika

Seleksionimet tek U-15

75 lojtarë në kërkim të ekipit kombëtar

11.01.2022 - 22:11

Ekipi Kombëtar U-15 do të zhvillojë këtë të mërkurë një seleksionim një ditor, ku do të jenë të ftuar rreth 75 lojtarë, të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar të moshave.

Lojtarët e thirrur në këtë seleksionim një ditor, që është i pari për këtë vit të ri, i përkasin datëlindjes 2008 dhe janë elementë të cilët kanë qenë pjesë të ekipeve përfaqësuese rajonale, në turneun e zhvilluar në muajin dhjetor nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe janë vëzhguar në seancat stërvitore që zhvillohen çdo të hënë.

Për herë të parë, këto lojtarë do të kenë mundësinë të vëzhgohen nga afër nga stafi teknik i Kombëtares U-15, me në krye trajnerin e Kombëtares së kësaj grupmoshe, Armand Dama si dhe nga pjesëtarë të stafeve të ekipeve të tjera Kombëtare.

u-15 memushi

Seleksionimi që do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz ka si synim vëzhgimin nga afër të elementëve të talentuar të kësaj grupmoshe që militojnë në kampionatin shqiptar e që mund të jenë të vlefshëm për ekipet zinxhir kuqezi.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak