Ndeshja më spektakolare në sfidat e para çerekfinale ishte ajo mes Boston Celtics dhe Brooklyn Nets, e fituar në sekondën e fundit 115-114 nga vendasit. Irving me 39 pikë e Durant me 23 u përpoqën t’i japin fitoren ekipit të tyre, por pa sukses. Për Celtics 4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë.
Edhe kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks e nisën me fitore fazën play off, duke mundur 93-86 Chicago Bulls, një sfidë me rivalitet deri në fund, dy ekipe që mbrojnë mirë, ku për Bulls u dallua Vucevic me 24 pikë e 17 rebound. Në kahun tjetër, për Bucks, u dallua Antetokounmpo me 27 pikë e 16 rebound.
Në Perëndim, Phoenix Suns, ekipi më i mirë gjatë sezonit të rregullt mposhti me lehtësi 110-99 Neë Orleans Pelicans, sfidë ku u dallua veterani Chris Paul me 30 pikë e 10 asist, mbështetur nga Booker me 25 pikë. Këto ishin vetëm ndeshjet e para nga 5 ndeshje që d të zhvillojnë skuadrat mes tyre në çerekfinale të play-off.