MENU
klinika

Basketboll Femra

Sh.K.B Tirana nuk njeh rivalë në kampionat

23.11.2018 - 22:00

Ashtu si Partizani për meshkuj, vijon marshimi në kampionat i skuadrës së Sh.K.B.Tirana në basketboll për femra, që sot mposhti 90-56 Studentin në derbin kryeqytetas, duke korur suksesin e shtatë sezonal në po kaq takime të luajtura në Grupin A.

Sfida e zhvilluar sot në mbrëmje në “Asllan Rusi” ishte një formalitet për basketbollistet bardheblu, superiore në fushë gjatë gjithë kohës, duke i fituar të katërta periodat.

Në Grupin B janë luajtur të dyja takimet e javës së 6-të, me Apoloninë dhe Skënderbeun që udhëheqin renditjen me nga 11 pikë secila. Të dyja këto skuadra fituan në përballjet e luajtura sot, duke korur suksesin e pestë në kampionat.

Basketboll, Kategoria e Parë – Femra Grupi A, java e 7-të (23 nëntor)

Sh.K.B. Tirana – Studenti 90-56

E shtunë, 24 nëntor

Flamurtari – Sh.B.Tirana, ora 11:00

Vllaznia – Elbasani, ora 16:00

Renditja: Sh.K.B. Tirana 14 pikë (7/0), Sh.B.Tirana 10 pikë (4/2), Vllaznia 10 pikë (4/2), Flamurtari 9 pikë (3/3), Studenti 8 pikë (1/6), Elbasani 6 pikë (0/6).

Basketboll, Kategoria e Parë – Femra Grupi B, java e 6-të (23 nëntor)

Apolonia – Partizani 75-51

Kamza Basket – Skënderbeu 46-53

Renditja: Apolonia 11 pikë (5/1), Skënderbeu 11 pikë (5/1), Partizani 8 pikë (2/4), Kamza Basket 6 pikë (0/6)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN