MENU
klinika

Basketboll

Fiton Sh.K.B Tirana, 3 kryesues te meshkujt

27.10.2018 - 21:49

Starti i kampionatit të basketbollit shqiptar, si për femra, ashtu dhe për meshkuj është rivalizues, sidomos te djemtë, ku 3 skuadra kryesojnë me pikë të barabarta. Në krye të renditjes së Grupit A të femrat rikthehet ekipi i Sh.K.B. Tirana, që mundi me lehtësi 116-63 Elbasanin.

Surpriza në javën e 4-të të Kategorisë së Parë në Basketboll për femra ishte skuadra e Vllaznisë, që ka fituar 76-62 ndaj Flamurtarit kampion në Shkodër, një rezultat i papritur dhe befasues. Kjo është humbja e dytë e skuadrës vlonjate në kampionat, që zbret në vendin e katërt.

Në ndeshjen e Grupit B, skuadra e Skënderbeut mundi pa shumë probleme Kamza Basket me shifrat 80-42, një takim në sens unik, komanduar nga basketbollistet korçare.

tirana basket
tirana basket

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A, java e 4-t (26 tetor)

Studenti – Sh.B. Tirana 57-86

E shtunë, 27 tetor

Vllaznia – Flamurtari 76-62

Sh.K.B. Tirana – Elbasani 116-63

Renditja: Sh.K.B. Tirana 8 pikë (4/0), Sh.B. Tirana 7 pikë (3/1), Vllaznia 7 pikë (3/1), Flamurtari 6 pikë (2/2), Studenti 4 pikë (4/0), Elbasani 4 pikë (0/4).

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi B, java e 3-të (26 tetor)

Partizani – Apolonia, 60-87

E shtunë, 27 tetor

Skënderbeu – Kamza Basket, 80-42

Renditja: Apolonia 6 pikë (3/0), Skënderbeu 5 pikë (2/1), Partizani 4 pikë (1/2), Kamza Basket 3 pikë (0/3).

konica sportkonica sport mobile

Te meshkujt, Goga Basket ka mundur 102-89 Partizanin në sfidën kryesore të javës së 4-t të Superligës, duke i shkaktuar skuadrës kryeqytetase humbjen e parë në kampionat. Për pasojë, tri skuadra në kuotën 7 pikëve ndajnë kreun e renditjes pas ndeshjeve të luajtura sot, ku spikat edhe fitorja e Tiranës ndaj Vllaznisë.

Te fitorja rikthehet edhe Tirana, që mundi në “Fahrie Hoti” skuadrën e Vllaznisë me rezultatin 113-79, takim që u dominua nga basketbollistët bardheblu, ndjeshëm më superiorë në parket se miqtë nga Shkodra. Një fitore që i jep frymëmarrje skuadrës së Tiranës, që ngjitet në katërshe, ndërsa Vllaznia, pa asnjë fitore, vijon të mbyllë klasifikimin dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Në Kategorinë e Parë, skuadra e Eagles doli fituese nga ndeshja me Apoloninë, duke fituar në sekondat e fundit 90-89 dhe vijon të kryesojë klasifikimin me 8 pikë të plota. Ngjit shkallët edhe skuadra e Invaders, që mundi 88-80 Skënderbeun në Korçë, ndërsa Flamurtari triumfoi në fushën e tij 89-61 ndaj Elbasanit.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 4-t (26 tetor)

Kamza Basket – Teuta 78-116

E shtunë, 27 tetor

Goga Basket – Partizani 102-89

Tirana – Vllaznia 113-79

Renditja: Teuta 7 pikë (3/1), Partizani 7 pikë (3/1), Goga Basket 7 pikë (3/1), Tirana 6 pikë (2/2), Kamza Basket 5 pikë (1/3), Vllaznia 4 pikë (0/4).

Basketboll – Kategoria e Parë Meshkuj, java e 4-t (27 tetor)

Apolonia – Tirana Eagles Basket 89-90

Skënderbeu – Invaders 80-88

Flamurtari – Elbasani 79-61

Renditja: Tirana Eagles Basket 8 pikë (4/0), Invaders 7 pikë (3/1), Skënderbeu 6 pikë (2/2), Flamurtari 6 pikë (2/2), Elbasani 5 pikë (1/3), Apolonia 4 pikë (0/4).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN