Në interesimin e shumë artdashësve, profesionistëve të fushës si dhe kryetarit të Bashkisë së Korçës është hapur në Korçë, në Muzeun Kombëtar të Arsimit, një ekspozitë me temë ‘’Street life Balkans’’ me 30 autorë me artistë të spikatur nga vende të Ballkanit në frymën e Gjon Milit, fotograf i shquar në artin pamor.
Momente nga më të përditshmet, dhe nga më të ndryshme të njerëzve të thjeshtë u sollën nga gjithë rajoni për këtë ekspozitë. Vendet pjesësmarrëse erdhën nga Rumania, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kroaci, Turqi, Slloveni, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Greqi si një unison edhe në një ekspozitë e përbashkët për bashkim në Ballkan. Arti gjithmonë bashkon.
Kjo ekspozitë kishte për qëllim një përmbledhje fotografike të Ballkanit, të artadashësve të fotografisë dhe vjen në qytetin e Korçës si traditë shumëvjeçare. Korça, Dardha, Voskopoja ka dhënë fotografë të njohur në historinë e artit pamor si Sotiri, Shuli, Dhimitri, Kaçuni, Burda
Arti i fotografisë është dokumentuar jo vetëm në këtë qytet, por dhe në qytete të tjera, ku pioniere ka qenë edhe qyteti i Shkodrës me fonotekën Marubi.
Kjo ekspozitë vjen si diçka plus për kultivimin dhe përsosjen, ndarjen e eksperiencave dhe bashkëveprimit në artin pamor.
‘’Ne e kemi quajtur këtë aktivitet, ditët e Gjon Milit, sepse do të kemi edhe aktivitete të tjera që lidhen me këtë emër të madh, ku kryesore do të jetë çelja gjatë muajit dhjetor i muzeut më të ri në qytetin e Korçës që i dedikohet pikërisht këtij personalitetit, pra pikërisht Gjon Milit’’ u shpreh kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo për aktivitetin në hapjen e tij.
Po si është organizuar ky event? Janë përzgjedhur 30 fotografë nga bordi kuratoriali i ekspozitës, të cilët ekspozuan punët e tyre në në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë. Koncepti i sivjtetshëm është ‘’Momenti Zen, një përkushtim absolut’’
Në fotografi nuk është vetëm subjekti, por edhe vetë autori është prezent, energjia e të cilit reflektohet nga ajo çka bën. Ky përkushtim absolut në gërshetimin e artistit me momentit quhet koncepti ‘’Zen’’.
Fotografët që kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë:
Burhan Ahmeti – Macedonia
Merih Akogul – Turkey
Boro Arsovski – Macedonia
Vasilis Artikos – Greece
Fatih Balkan – Turkey
Ernest Baba – Albania
Goran Boricic – Montenegro
Enver Bylykbashi – Kosova
Haris Calkic – Bosnia and Herzegovina
Igor Coko – Serbia
Fisnik Dobreci-Montenegro
Ardian Fezollari – Albania
Ahmed Hadrovic – Bosnia and Herzegovina
Dash Izairi – Macedonia
Amer Kapetanovic – Bosnia and Herzegovina
Ognjen Karabegovic – Croatia
Olga Karlovac – Croatia
Diana Maria-Romania
Zoran Marinovic – Croatia
Aleksander Mogilo – Bulgaria
Blaz Poljansek – Slovenia
Midhat Poturovic – Bosnia and Herzegovina
Vasil Qesari – Albania
Hazir Reka – Kosova
Serkan Turac – Turkey
Armand Sallabanda – Albania
Naim Shala – Kosova
Gent Shkullaku – Albania
Rozafa Shpuza – Albania
Imre Szabó – Serbia