Kanë përfunduar takimet e Grupit A dhe B në Kategorinë e Parë të futbollit, me Dinamon dhe Erzenin që kanë marrë fitore të rëndësishme në Veri dhe Bylisin në Jug. Dinamovitët kanë triumfuar në transfertë kundër Besëlidhjes, falë golit të Prendit në minutën e 54’.
Më të njëjtin rezultat ka fituar edhe Erzeni, por ndryshe nga Dinamo, ndeshja u luajt në Shijak. Edhe pse në shtëpi, Erzeni nuk bindi, duke iu falur një goli të Vathit (38’) për të mposhtur Korabin.
Veleçiku ka mposhtur pastër Vorën në fushën e këtyre të fundit, me rezultatin 0-2. Golat nga Cokaj (12’) dhe Plishta (18’) i kaë dhënë tri pikë skuadrës së Vorës. Takimi i fundit i grupit A ishte mes Shënkollit dhe Ilirisë, me vendasit që triumfuan minimalisht në fushën e tyre.
GRUPI A
Besëlidhja-Dinamo 0-1
54′ Prendi
Shënkolli-Iliria 1-0
13′ Alcani
Erzeni-Korabi 1-0
38′ Vathi
Vora-Veleçiku 0-2
12′ Cokaj, 18′ Plishta
Në Grupin B, ndeshja më e rëndësishme e këtij raundi ishte ajo mes Apolonisë dhe Besës, me të dyja skuadrat që kanë objektiva madhore. Vendasit triumfuan në Fier me rezultatin 1-0, duke rrëzuar Besën nga froni.
Vendin e parë e mori Bylisi, që përfitoi nga ky hap fals i kavajasve. Ballshiotët mposhtën Turbinën me rezultatin e pastër 0-2 në transfertë, duke marrë kreun me 23 pikë, dy më shumë se Besa.
Ndeshja mes Tomorit dhe Pogradecit, e luajtur në Berat ka filluar 15 minuta me vonesë, për shkak se në ambientet e stadiumit mungonte ambulanca. Si pasojë, gjyqtari i takimit nuk vërshëlleu për të filluar takimin, deri sa në stadium u paraqit ambulanca. Gjithsesi, vendasit bënë detyrën dhe fituan me rezultatin e ngushtë, 1-0.
GRUPI B
Tomori-Pogradeci 1-0
15′ Ogbodike
Turbina-Bylis 0-2
14′ Peposhi, 88′ Antoni
Egnatia-Elbasan 1-0
58′ Branica
Oriku-Lushnja 1-3
53′ Gonzalo / 23′ Sefa, 74′ Bufasi, 83′ Alkanjari
Apolonia-Besa 1-0
40′ Hysenshahaj