Një fitore e vuajtur e Flamurtarit në Vlorë ndaj Laçit, por me shumë vlera. Ka mjaftuar goli i brazilianit Dani Alves që vlonjatët të fitojnë 1-0 dhe të afrohen me zonën e Europës. Duhej të ishte nbjë fitore më e thellë, por në fund të fundit, edhe 1 gol mjafton për 3 pikë.
Një nisje e mirë e vedasve bëri që Laçi të vuante. Megjithatë, kurbinasit u mbrojtën mirë, por nuk ditën të kapnin në befasi vlonjatët. Dhe në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 42-të vjen goli i avantazhit nga Alves, një perlë e vërtetë nga distanca.
Fillimi i pjesës së dytë flet sërish për Flamurtarin, teksa autori i golit godet edhe traversën. Laçi shton përpjekjet në fundin e ndeshjes, për të marrë të paktën një pikë, por nuk ia del dot.
Një rezultat që e afron me 5 pikë tashmë Flamurtarin me vendin e dytë dhe të tretë, për më tepër, kuqezinjtë ndeshjen e radhës e kanë në shtëpi me Kamzën dhe kanë mundësinë të marrin edhe një tjetër trepikësh.
FLAMURTARI – LAÇI 1-0
Alvesh 42′
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Kotobelli, Pollozhani (Hyseni 55′), Mustafa, Rrapaj (Musta 73′), Alvesh, Kale (Ymeraj 81′), Bushiç. Trajner: Ilir Daja.
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Mersinaj, Sefgjini (Altiparmakovski 77′), Gjoni, Jonuzi, Lushkja, Berisha (Deliu 46′), Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli.
Kartonë të verdhë: Bushiç 18′, Alvesh 44′, Mustafa 56′, Hyseni 70′ / Mersinaj 15′, Shtubina 36′, Berisha 44′, Deliu 79′, Xhixha 88′
Gjyqtarë: Glen Tonna, William Debattista, Paul Toledo, Ishmael Barbara