MENU
klinika

Rrëmbimi i policëve

Kurti: Heshtja e ndërkombëtarëve e çuditshme

15.06.2023 - 10:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.

Kurti foli për rrëmbimin e tre policëve, ku u shpreh se ky është një veprim agresor nga Serbia dhe se ata po hakmerren me policët që luftojnë krimin.

“Rasti i ndjeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin, dhe intencë për eskalim dhe destabilizim ku ne tashmë kemi propozuar planin pesë pikësh për de-eskalim dhe normalizim.

Varësisht nga analizat dhe vlerësimet e institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesa të qarkullimit në raste kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik. Veprimet e radhës do të ndërmerren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë tha se është e çuditshme sesi faktori ndërkombëtar po hesht ndaj veprimeve të Serbisë.

“Serbia nuk ka ndryshuar me qëllime, motive e apetite nuk është se po na befason me sjelljen e saj. Ajo çfarë është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtar ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht kërkon pretekste për eskalim dhe destablizim. Rrëmbimi i tre policëve është dëshmia më e qartë për këtë. Policët u rrëmbyen brenda territorin e Kosovës. Më vjen çudi pse nuk flet KFOR-i”, tha Kurti ndër të tjera.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!