Në futboll ndodh shpesh që të kemi autogola, për shkak të dinamikës që ka aksioni. Në basketboll, autokoshi mund të ketë ndodhur shumë rrallë, vetëm me ndonjë prekje pa dashje. Rasti i fundit është vërtet i denjë për humor sportive.
Gjatë ndeshjes mes Towson University dhe La Selle, Solomon Uyaelunmo i skuadrës së parë bëri një gabim qesharak, duke i shënuar skuadrës së vet. La Salle i fituan dy pikë ekstra në këtë ndeshje kundër Towson-it të shtunën, kur i riu Solomon Uyaelunmo ua dhuroi duke shënuar në koshin e skuadrës së tij.
Uyaelunmos iu pasua topi nga një bashkëlojtar i tij, mirëpo atij iu ngatërruan anët dhe u kthye drejt koshit të skuadrës së tij, në vend se të fillonte t’i driblonte kundërshtarët që i kishte përpara ose t’ia pasonte topin bashkëlojtarëve.
???? CESTA CONTRA!!! ? #WrongBasket
O novato #SolomonUyaelunmo já gravou o seu nome na faculdade de #Towson ???
Marque aqui seu amigo sem noção que já aprontou dessa! ???? pic.twitter.com/BVTamFAujp
— Basketown (@TheBasketown) December 23, 2018
Lojtarët në stolin rezervë të Towson u ngritën në këmbë për ta paralajmëruar Uyaelnmos se ai i ishte drejtuar koshit të gabuar, por ishte shumë vonë pasi që Uyaelunmo tanimë e kishte përfunduar aksionin…