Galeria e artit ‘’Kalo’’ ka pasur shumë lëvizje këtë fund viti. Një nga këto është aktiviteti i fundit ‘’Convergence’’ (Konvergjencë). Nga ky fund dhjetor 16 artistë përformuan artin e tyre në galerinë ‘’Kalo’’. Punimet e kësaj ekspozite u takojnë artistë të njohur që më herët janë prezantuar në Selanik.
Kjo ekspozitë priti shumë vepra arti në punë të shumta artistike. Veprat që u ekspozuan ishin krijimtari të artistëve Arben Bajo, Edi Hila, Bashkim Ahmeti, Viktor Ferraj, Aleksandër Filipi, Gazmend Leka, Lumturi Blloshmi, Naxhi Bakalli, Najada Hamza, Ramazan Memishi, Genc Mulliqi, Leon Çika, Ardian Isufi, Anastas Kostandini, Ilir Pojani dhe Sadik Spahija.
Pjesë e Panairit të dytë Ndërkombëtar të Selanikut është dhe kjo Galeri që u zhvillua nga data 22 nëntor deri më 25 nëntor të këtij viti.
Pas këtij prezantimi veprat e artit u ekspozuan në Selanik edhe në Tiranë për publikun. Punimet janë të shumta në pikturë, skulpturë, artistët kanë vite që merren me këtë krijimtari artistike.
Ky prezantim në muajin dhjetor, që vjen në Tiranë pas atij në Selanik, është me shumë rëndësi për artin dhe kulturën shqiptare që ka pasur një sërë aktivitetesh që lihen me përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, si dhe festave të fundvitit.
Ekspozita e 16 artistëve në Selanik “Exploring the invisible” me punime të piktorit të njohur Ilir Pojani në galerinë ‘Kalo’ kuruar nga Ardian Isufi, erdhi për publikun përmes portreteve. Kjo ekspozitë përmbante mbi 40 piktura.
Në këtë galeri u promovuan edhe artistë të rinj shqiptarë që duan të promovohen që erdhën me veprat e tyre për njohjen e Shqipërisë përmes bukurisë së jetës virtuale, jetës reale, pejisazheve, portreteve dhe kompozimeve të ndryshme.
Piktori i njohur Gazmend Leka shprehet se janë të pakta sallat ku ekspozojnë artistët dhe në galerinë e artit “Kalo” ky prezantim që vjen pas Panairit Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor në Selanik këtë muaj të fundit të vitit është me rëndësi për aktivitetin e tyre.
“Unë e di që punimet i takojnë koleksionit ‘Kalo’ dhe më parë janë ekspozuar në Selanik. Tani prezantohen dhe në Tiranë në ekspozitën që është hapur në galerinë ‘Kalo’.
Duhet përshëndetur puna që bëhet për të promovuar artin dhe artistët shqiptarë, sepse pak bëhet dhe galeria ‘Kalo’ është e vetmja që vijon të promovojë artistët.’’
Ai u shpreh se artistët janë vlerësuar në këtë ekspozitë dhe me këto vepra vijnë edhe në ‘’Convergence’’.