MENU
klinika

"Do të rriten tensionet në Ballkan"

Vuçiç i kërkon ndihmë Rusisë, Moska: Dhunë etnike në Kosovë

23.04.2024 - 11:59

Pas seancës në Këshillin e Sigurimit, ku edhe një herë u përpoq ta pasqyronte Serbinë si viktimë, të atyre që i quan padrejtësi të autoriteteve në Prishtinë, presidenti Aleksandër Vuçiç kërkoi mbështetjen e aleatit kryesor në OKB, Rusisë.

Mediat serbe raportojnë se kreu i shtetit serb diskutoi më ambasadorin e Moskës në këtë organizëm Vasili Nebenzia, për sfidat aktuale me të cilat po përballet vendit i tij, për shkak të imponimit të rezolutës së Srebrenicës.

Nebenzia e cilësoi rezolutën që pritet të votohet në OKB si një tru politik, qëllimi i së cilës nuk është pajtimi ndër entik po rritja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor.

“Ne folëm për projekt-rezolutën e miratuar nga Gjermania dhe disa vende të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë. Ata po e paraqesin atë si diçka me qëllime të mira. Por të gjithë e dimë se është një truk politik që nuk ka qëllim të pajtimit ndëretnik por diçka krejtësisht të kundërt. Ajo mund të rrisë tensionet në Ballkan dhe të ketë pasoja që ithtarët e rezolutës mund të mos i kishin imagjinuar.”

Nebenzja theksoi se Rusia nuk do ta mbështesë projek-trezolutën, siç do të bëjnë shumë vende anëtare të OKB-së.

Sipas tij, ajo do të hapte kutinë e Pandorës, dhe do t’i shtronte rrugën vendeve te tjera që kanë probleme të ngjashme, të veprojnë njësoj.

Ai tha se gjermani për shembull nuk duhej të habitej nëse Rusia do të dilte me një rezolutë për gjenocidin kundër popullit të bashkimit sovjetik gjatë luftës së dytë botërore.

Në seancën e këshillit të sigurimit për Kosovën, Ambasadori rus mbështeti pretendimet e Vuçiç duke akuzuar ato që i quajti autoritetet të përkohshme në Prishtinë për dhunë etnike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sondazhet tregojnë rënie të mbështetësve për Putin

‘Rusia nis pastrimin e opozitës përpara zgjedhjeve’

Deklarata e inteligjencës amerikane

‘Putin autorizoi ndikimin pro-Trump në zgjedhje’

SHBA nuk duhet të ngatërrojë mjetet me qëllimet

‘Konkurrenca për fuqi duhet të ndalë’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!