MENU
klinika

Paralajmërimi i gazetarit britanik

A do të ketë luftë të madhe në Ballkan?

24.04.2024 - 13:26

Gazetari britanik, Julius Strauss, tha se nuk mendon se gjërat në Ballkan janë krejt në rregull, por as se do të ketë luftë të madhe.

Strauss mendon se mund të ketë incidente në veriun e Kosovës ose në Bosnje e Hercegovinë, por shtoi se ai është optimist dhe nuk mendon kurrësesi se do të mund të ketë luftë të përmasave të mëdha.

“Si dikush që ka mbuluar fillimet e atyre luftërave kishte shumë copëza që duhej të ishin në vend që luftëra të mëdha të ndodhnin. Në Bosnjë nuk ishte çështja te disa nacionalistë të afroheshin e të bënin gjë. Ata duhej të merrnin armë, të kishte një vend që i përkrahte ata, e që ishte Serbia. Duhej organizim, të lëvizje një pjesë të tërë të shoqërisë rreth asaj ideje”, ka thënë gazetari britanik për tëvë1.

“Kur shikon serbët që udhëhoqën luftën në Bosnje, ata nuk ishin elita e komunitetit serb, ishin rrugaçë që i gjetën diku dhe ia dolën që t’i shtyjnë lartë në sistem. Pra lufta kërkon shumëçka të ndodh. Shumë njerëz janë pesimistë për Ballkanin, por unë jo. Unë jam pak më shumë optimist. Jo se gjërat janë shkëlqyeshëm, nuk janë. Janë në rregull. Por nuk mendoj që luftë me përmasa të mëdha është gati të shpërthej”, deklaroi ai.

Strauss shtoi se po ashtu ka dallim në mes të Kosovës dhe Bosnjës, pasi sipas tij në vendin fqinj është pak më zymtë, derisa në Kosovë ka më shumë optimizëm.

“Edhe mendoj që ka pak dallim. Unë e dua Bosnjën, kalova shumë kohë atje. Së fundmi isha atje dhe gjendja atje është goxha e zymtë. Në Kosovë nuk është. Ju jeni optimistë, po shikoni drejt të ardhmes. Ka një gumëzhinë, një energji rreth Kosovës që edhe me luftën ju shkoni para, dhe duket se ka më shumë optimizëm këtu. Nuk do të premtoj se s’do të ketë konflikt, por mendoj që edhe po të ketë, sigurisht s’do të jetë aq i madh sa ishte më parë”, është shprehur gazetari britanik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore

Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë