MENU
klinika

NBA

Denver Nuggets, forcë e dytë në Perëndim

31.01.2019 - 12:00

Pas Golden State, në Konferencën e Perëndimit në NBA, një paraqitje të mirë këtë sezon ka bërë edhe Denver Nuggets, që siguruan fitoren e katërt radhazi, duke u konfirmuar forcë e dytë.

Në përballjen e radhës, Denver fitoi 99-105 në fushën e New Orleans Pelicans, që vazhdojnë të vuajnë mungesën e Anthony Davis.

Nuggets e bënë diferencën në periodën e tretë me një rezultat të pjesshëm 19-33, në një mbrëmje ku Nikola Jokic realizoi “triple-double”: 20 pikë, 10 asistime dhe 13 “rebound”.

Fitore e pastër 126-94 e Boston Celtics ndaj Charlotte Hornets. Pa Kyrie Irving në dispozicion, te të zotët e shtëpisë spikati Terry Rozier, me 17 pikë e 10 “rebound”, e sidomos Jaylen Broën me 24 pikë e 10 topa poshtë koshit.

Dëmtimi i Victor Oladipos ka shënjuar sezonin e Indiana Pacers, që e kanë të vështirë të ringrihen pas humbjes së “yllit” të tyre. Vjen disfata e tretë radhazi 107-89 në parketin e Washington Wizards, ku shkëlqyen Bradley Beal dhe Jeff Green respektivisht me 25 dhe 23 pikë.

Një kosh i pabesueshëm në sekondën e fundit nga Karl Anthony Towns (16 pikë dhe 10 “reboud”) u dha fitoren 99-97 Minnesota Timberwolves ndaj Memphis Grizzlies.