MENU
klinika

Basket Femra

SH.B Tirana fiton derbin, i afrohet kreut

08.02.2019 - 22:02

Pasi e ka mposhtur në gjysmëfinale dhe më pas fitoi Kupën e Shqipërisë, SH.B Tirana ka fituar përsëri derbin ndaj SH.K.B Tiranës, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra.

Skuadra që drejtohet nga trajnerja Mirza Alibegaj morii sot një fitore të rëndësishme në sekondën e fundit ndaj Sh.K.B.Tiranës me rezultatin 59-57.

Takimi po projektohej drejt kohës shtesë, por një kosh i Jozic në sekondën e fundit i dha fitoren Sh.B.Tiranës, që merr një fitore të rëndësishme, duke ngushtuar në 1 pikë diferencën me Sh.K.B.Tiranën në renditje.

Një sfidë që në përgjithësi ka qenë e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat u mbrojtën mirë dhe gabuan shumë në gjuajtje, çka e konfirmuan numri i vogël i pikëve të realizuara.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A, java e 11-të (8 shkurt)

Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana 57-59

E shtunë, 9 shkurt

Flamurtari – Elbasani, ora 11:00 (Vlorë)

Vllaznia – Studenti, ora 16:00 (Shkodër)

Renditja: Sh.K.B.Tirana 20 pikë (9/2), Sh.B.Tirana 19 pikë (8/3), Flamurtari 17 pikë (7/3), Vllaznia 15 pikë (5/5), Studenti 12 pikë (2/8), Elbasani 10 pikë (0/10).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN