18.02.2019 - 22:24
Roma nuk ka falur në fushën e vet ndaj Bologna-s, duke fituar 2-1 dhe rikthyer në vendin e pestë në Serie A, 1 pikë larg Milanit, skuadrës së fundit që është në zonën Champions.
Pjesa e parë nuk ka pasur asnjë gol. Në të dytën, në minutën e 57-të, Kolarov shënon nga pika e bardhë e penalltisë, duke cliruar vendasit.
Por duhej të vinte minuta e 73-të që Roma të ishte më e qetë në vazhdim, kur Fazio shënon golin e dytë dhe të sigurisë. Gjithsesi, miqtë ngushtojnë në 2-1 në 84’ me anë të Sansones, por pa shkuar më tej.
Bologna rrezikon seriozisht rënien, ndërsa Roma javës që vjen do të luajë derbin ndaj Lazio-s, që do të thoshte shumë sa i përket zonës Champions.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, java 24
Juventus bën “detyrën”, CR7 shkon 19 gola
Serie A, java 24
Milan përmbys Atalantën, dopietë e Piatek
Serie A, java 24
Përmbyset Lazio, humb terren ndaj Milanit
Serie A, java 24