MENU
klinika

Ylli i NBA

James, shifra si asnjë sportist tjetër në botë

06.09.2018 - 21:23

Blerja e LeBron James nga Los Angeles Lakers ka qenë lajmi më i madh i botës së basketbollit amerikan këtë verë dhe ai do të jetë edhe një nga lojtarët më të shtrenjtë të historisë.

Sulmuesi nga Akron vendosi të largohet nga Cleveland Cavaliers për të veshur fanellën mitike të Los Angeles Lakers për një shumë të frikshme 153.3 mln dollarë.

Në momentin që u konfirmuan shifrat e operacionit, ESPN dha lajmin se shifra që do të marrë Mbreti James është e frikshme.

LeBron James Lakers
LeBron James Lakers

Ai ka një marrëveshje ekzakte 153,312,846 milionë dollar për katër vite. James do të fitojë rreth 38,3 mln dollarë për sezon, rreth 667,000 për ndeshje të luajtur, 117,000 dollarë për periodë, 9,700 dollarë për minutë dhe 162 dollarë për sekondë.

Këto janë shifrat fillestare të kontratës, por yllit të NBA do t’i rritet rroga çdo vit. $35.7 mln për vitin e dytë, $39.2 mln për vitin e tretë, $41 mln për të katërtin vit kur ai do të jetë 37 vjeç. Pasuria e LeBron thuhet të kalojë miliardin po të përfshish edhe marrëveshjet me sponsorët.