MENU
klinika

Ylli i basketbollit amerikan

NBA, rinovim i rëndësishëm për Miamin

17.09.2018 - 21:27

 

Në prag të startit të NBA, më në fund marrëveshja është arritur dhe Dwyane Wade do të luajë edhe një sezon me skuadrën e Miami Heat. Dëshira e basketbollistit 36-vjeçar, 3 herë kampion në NBA, është plotësuar dhe drejtuesit e ekipit i kanë rinovuar edhe me një vit kontratën.

Gjithnjë kam bërë me kokën time dhe pasi reflektova gjatë vendosa të luaj edhe një sezon”, tha Wade, basketbollisit më i dashur për tifozët e Miami Heat, që do të kenë në ekip edhe për një vit shënuesin më të mirë të historisë së këtij ekipi.

Një takim që Wade ka bërë me trajnerin Erik Spoelstra duket se ka zgjidhur ngërçin që ekzistonte dhe palët kanë rënë dakord që 36-vjeçari të luajë edhe një vit me ekipin nga Florida.

Dwyane Wade me Miami
Dwyane Wade me Miami

Do të jetë një sezon argëtues dhe do të përpiqem të ndihmoj lojtarët e rinj që të rriten. Jam gati të shkruaj një kapitull të ri të karrierës time, të cilën dua ta mbyll në mënyrën më të bukur të mundshme”, u shpreh më tej Dwyane Wade, një nga yjet e NBA-së.

Sezonin e fundit, lojtari kishte një mesatare prej 11.4 pikësh e 3.4 asist për ndeshje, ndërkohë që nga kontrata e re do të përfitojë 2.4 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN