MENU
klinika

Ylli i NBA

LeBron James: Jo për Hollywood te Lakers

09.10.2018 - 19:45

Ylli i basketbollit amerikan, LeBron James, beson se do të arrijë të bëjë te skuadra e Lakers atë që ka arritur edhe më parë në karrierën e tij, të shpallet kampion në NBA.

Këtë gjë ai ka arritur ta realizojë te Miami Heat dhe më pas te Cleveland Cavaliers, duke treguar se është një kampion i padiskutueshëm. Tashmë për “King James” nis një aventurë e re, një ekip i ri, por Lakers janë një skuadër legjendare në NBA, një fanellë që peshon.

Ndaj dhe LeBron James kërkon të lërë gjurmë te ky ekip, duke rikthyer titullin kampion që mundon prej 8 vitesh. “Këtu nuk kam ardhur për të parë Los Angelos apo Hollywood. Unë jam një basketbollist profesionist dhe kam ardhur për të luajtur dhe fituar titullin kampion.

LeBron James
LeBron James

Kemi një ekip të mirë, me mjaft djem të rinj që do të rriten dhe do të jenë talente. Do të jap ndihmën time për të arritur tek objektivi, që është titulli kampion. Ky është sezoni i parë dhe ndoshta do të hasim disa vështirësi në fillim, por gradualisht do të pëmirëshohemi. Nuk jam një njeri që dorëzohem, jap maksimumin dhe jam i sigurtë se do të triumfojmë”, – tha James.