MENU
klinika

NBA

Lakers fiton me vuajtje, s’ndalen Warriors

01.11.2018 - 11:16

Los Angeles Lakers ka vuajtur sërish, por të paktën kësaj here kanë arritur të fitojnë 114-113 ndaj Dallas Mavericks në “Staples Center”. LeBron James rezultoi vendimtar në këtë sukses të tretë sezonal të kalifornianëve me 29 pikë, 6 asiste dhe 5 rikuperime, megjithatë dyshimet për mundësitë e Lakers për të rivalizuar me Golden State në Konferencën e Perëndimit mbeten të forta.

Me Stephen Curry-n në superformë, Golden State Warriors e kanë të lehtë ndaj çdo kundërshtari, aq më tepër kur ndeshja luhet në “Oracle Arena”. “Ylli” i kampionëve në fuqi të NBA shënoi plot 37 pikë dhe dha 9 asiste në suksesin 131-121 ndaj New Orelans Pelicans.

Plot 34 pikë i realizoi vetëm në pjesën e dytë, duke qenë i saktë në 7 gjuajtje për tre. Kjo ishte ndeshja e 6-të sezonale që Curri kalon 30 pikë.

Dominim absolut i San Antonio Spurs në parketin e Phoenix Suns. Teksanët triumfuan me plot 30 pikë diferencë, 90-120, falë dyshes DeRozan-Ladrige me 49 pikë në total, ku 25 i realizoi ish-“ylli” i Raptors.

Në Lindje spikati fitorja 128-125 e Minnesota Timberwolves përballë Utah Jazz. Mbrëmje për t’u shënuar në kalendar për Derrick Rose, që fiksoi një rekord personal prej 50 pikësh në një takim, 34 vetëm në pjesën e dytë.

Në 41 minuta mbi parket 30-vjeçari realizoi 19 nga 31 tentativat nga fusha, si dhe u tregua i saktë në katër gjuajtje për tre, pa harruar topin që i rrëmbeu Dante Exum dy sekonda para fundit, duke i hequr mundësinë për të barazuar rezultatit.

37 pikët e Tim Hardawy nuk u mjaftuan Neë York Nicks përballë Indiana Pacers, që triumfuan 101-107 në “Madison Square Garden” të udhëhequr nga Sabonis dhe Oladipo, respektivisht me 30 dhe 24 pikë.