Teuta në basketboll për meshkuj po tregon një formë fantastike në të dy frontet. Djemtë durrsakë kanë marrë sot në mbrëmje fitoren e tretë radhazi në Ligën Ballkanike (BIBL), duke mundur 94-85 maqedonasit e KK Kuzov, ndeshje e luajtur në fushën e këtij të fundit.
Një fitore e merituar e skuadrës durrsake, që deri më tani nuk ka asnjë humbje në këtë event rajonal, duke kryesuar grupin me 6 pikë të plota. Sfidë e komanduar gjatë gjithë kohës nga basketbollistët durrsakë, që e thelluan avantazhin nga perioda në periodë, duke qenë gjatë gjithë kohës në avantazh.
Shtatlarti Endrit Hysenagolli, me 28 pikë e 9 rebaund ishte lojtari më i mirë në fushë, mbështetur edhe Ëilson me 20 pikë e Copes me 20.
Për maqedonasit e Kuzov u dallua Pekovic me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Ndeshja e radhës e Teutës është më 18 dhjetor, ndaj bullgarëve të BC Beroe, sërish jashtë fushe.
Kuzov – Teuta 85-94 (17-21, 23-29, 18-24, 27-20)