MENU
klinika

Premier League

Shaqiri: S’ka presion, Liverpool për titull

31.12.2018 - 19:50

Xherdan Shaqiri beson se Liverpool do ta fitojë Premier League. Ylli i “Reds” ka hedhur poshtë idenë se ekipi i tij mund të ndihet nën presion ndaj Manchester City në ndeshjen që do të zhvillojnë këto dy skuadra më 3 janar.

Ekipi i Jurgen Klopp ka shkëlqyer për Krishtlindje, duke fituar të tria ndeshjet e luajtura gjatë këtij momenti dhe duke krijuar diferencën prej shtatë pikësh në krye të klasifikimit ndaj “Qytetarëve”, të cilët mbajnë vendin e dytë.

Shaqiri ka thënë se “Të Kuqtë” nuk e kanë problem presionin: “Presioni është kudo në jetën. Edhe në futboll ka gjithmonë presion. Kur je në vendin e parë të gjithë duan të të mundin, kështu që çdo ndeshje është shumë e vështirë.

Jam i sigurt që mund të vazhdojmë në këto nivele, por kemi një rrugë të gjatë përpara. Duhet të ruajmë ritmin nëse duam të jemi të suksesshëm. Ne nuk shkojmë në Manchester për të nxjerrë City-n jashtë garës për titull, por për të luajtur një ndeshje të madhe në Premier League.

Ne shkojmë atje për të treguar formën më të mirë dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Ky është qëllimi i vetëm që kemi. Po luajmë futboll shumë të mirë dhe kemi gjithçka për të qenë shumë të suksesshëm. Çdo gjë mund të ndodhë këtë sezon, por është një rrugë e gjatë për t’u përshkuar” – përfundoi Xherdan Shaqiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krishtlindjet në Liverpool

Shaqiri dhe Salah surprizojnë fëmijët