Teuta në basketboll për meshkuj, pavarësisht largimit të trajnerit malazez, ka marrë kreun e kampionatit pas javës së 9-të. Sonte në mbrëmje, në Durrës, Teuta fitoi me lehtësi 111-76 ndaj Kamza Basket.
Ishte një formalitet për Teutën, e cila u shkëput që në periodën e parë dhe e thelloi diferencën me kalimin e kohës, duke mos i dhënë asnjë mundësi Kamzës të rivalizojë.
Durrsakët treguan epërsi në fushë në çdo drejtim, duke e kthyer këtë ndeshje në një test të mirë në prag të Ligës Ballkanike, ku rikthehen të luajnë mesjavën e ardhshme.
Në Kategorinë e Parë, skuadra e Invaders mundi pa shumë probleme 95-72 Skënderbeun, duke marrë kreun e renditjes pas javës së nëntë. Ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi” u dominua gjatë gjithë kohës nga kryeqytetasit.
Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 9-të (7 dhjetor)
Teuta – Kamza Basket 111-76
E shtunë, 8 dhjetor
Partizani – Goga Basket, ora 18:00
Vllaznia – Tirana, ora 18:00
Renditja: Teuta 15 pikë (6/3), Goga Basket 14 pikë (6/2), Partizani 14 pikë (6/2), Tirana 12 pikë (4/4), Kamza Basket 12 pikë (3/6), Vllaznia 8 pikë (0/8).
Basketboll – Kategoria e Parë Meshkuj, java e 9-të (7 dhjetor)
Invaders – Skënderbeu 95-72
E shtunë, 8 dhjetor
Elbasani – Flamurtari, ora 12: 00
Tirana Egales Basket – Apolonia, ora 14:00
Renditja: Invaders 17 pikë (8/1), Tirana Eagles Basket 15 pikë (7/1), Skënderbeu 12 pikë (3/6), Flamurtari 11 pikë (3/5), Elbasani 11 pikë (3/5), Apolonia 9 pikë (1/7).