MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Teuta mposhtet sërish në Ligën Ballkanike

18.12.2018 - 19:30

Pas një nisje të shkëlqyer të sezonit, sin ë kampionat, ashtu edhe në Ligën Ballkanike, Teuta në basketboll për meshkuj u mund 108-65 nga BC Beroe në ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkanike (BIBL), sfidë e luajtur sot pasdite në Stara Zagora, Bullgari.

Një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra bullgare, e pamposhtur në këtë turne, duke korur suksesin e pestë dhe udhëheq renditjen provizore. Ndërsa për durrsakët kjo është humbja e dytë radhazi (Teuta ka edhe 3 fitore), duke ndërlikuar disi pozitat në renditje.

Takimi u dominua që në periodën e parë nga skuadra bullgare, që falë një loje më të mirë sulmuese arrin të shkëputet 32-19 në 10-minutëshin e parë, duke hipotekuar shumë shpejt fitoren.

teuta basket
teuta basket

Situata nuk ndryshon as në minutat në vazhdim, me Bero që ka komandën e lojës, duke thelluar shifrat edhe më shumë me kalimin e minutave, duke fituar krejt ndeshjen 108-65. Pas 48 orësh, Teuta do të luajë sërish në Bullgari ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, atë ndaj Academix Bultex.

BC Beroe – Teuta 108-65 (32-19, 26-17, 28-13, 22-16)

Teuta: Hysenagolli (18), Gorea (4), Ëilson (12), Miranovic, Copes (16), Lasku (5), Shestani (3), Beqo, Hamati (7), Hoxha, Troja, Llela. Trajner: M.Baletic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN