MENU
klinika

NBA

Dita e të mëdhave, nuk falin kryesuesit

09.01.2019 - 11:45

Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, ruan ecurinë pozitive në përballjet direkte ndaj New York Knicks, duke marrë fitoren e 11-të radhazi përballë skuadrës nga “Molla e Madhe” dhe të 3-ën në 4 takimet e para të vitit 2019-të.

Në Oracle Arena ishte gjithçka e thjeshtë për Golden State që triumfoi me rezultatin 122-95, në një takim ku mbi të gjithë shkëlqeu Klay Thompson, autori i 43 pikëve.

Moment jo për Oklahoma City Thunder. Skuadra e drejtuar nga trajneri Billy Donovan pësoi humbjen e dytë radhazi, pasi u thye brenda në Chesapeake Energy Arena me rezultatin e ngushtë 117-119 nga Minnesota Timberwolves.

Kanadezi Andrew Wiggins ishte heroi i padiskutueshëm i miqve, pasi realizoi 40 pikë, ndërsa shtoi edhe 4 asiste e 10 rikuperime. Oklahomës në krahun tjetër nuk i mjaftuan 52 pikët e dyshes së artë Paul George-Rusell Westbrook.

U rikthye te fitorja Denver Nuggets. Kryesuesit e konferencës së Perëndimit kaluan në transfertë Miami Heat me rezultatin 103-99, në një sfidë ku Nikola Jokic ishte thjeshtë fantastik. Serbi i skuadrës nga Colorado arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës duke koleksionuar në total 29 pikë 10 asiste e 11 rebound.

Rikthimi në skuadër i Kawhi Leonard ishte më shumë sesa pozitiv për Toronto Raports. Falë 31 pikëve të realizuara nga ish basketbollisti i San Antonios, kanadezët mposhtën në shtëpi 104-101 Atlanta Hawks duke rimarrë vendin e parë në Lindje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN