MENU

NBA

Harden fantastik, rikthehen Lakers

28.01.2019 - 11:39

Houston Rockets janë më fat që kanë në përbërje një emër të madh si James Harden. 40 pikë, 6 asiste dhe 10 “rebound” ishin shifrat e “Mjekroshit” në përballjen e fituar 103-98 ndaj Orlando Magic.

Para 4 ditëve Harden shënoi plot 61 pikë për ekipin e tij, duke vendosur një rekord, por këtë sezon ai ka shënuar edhe dy herë të tjera 57 dhe 58 pikë, si asnjë tjetër.

Ndërsa Oklahoma City Thunder shkundin pozitat e Milwaukee Bucks, që kryeson Konferencën e Lindjes, duke fituar 118-122 brenda në “Chesapeake Energy Arena”, ku skenën e rrëmbeu Paul George me plot 36 pikë dhe 13 “rebound”.

Pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse të Antetokounmpos, që realizoi 28 pikë e 18 “rebound”, Bucks e patën të pamundur të ruanin ritmin e vendësve.

“Triple-double” i jashtëzakonshëm i talentin slloven Luka Doncic në sfidën mes Dallasit dhe Torontos, por 35 pikët, 10 asistimet dhe 12 “rebound” të tij nuk mjaftuan për t’iu dhënë suksesin Mavericks, që në fund u dorëzuan me vetëm 3 pikë diferencë 120-123 ndaj Raptors.

Për kanadezët spikati Leonard me 33 pikë e 10 “rebound”, i ndihmuar edhe nga 19 pikët e Loëry-t.

San Antonio Spurs fituan 132-119 falë 30 pikëve të LaMarcus Aldrige, ndërsa Los Angeles Lakers arritën të triumfonin 116-102 ndaj Phoenix Suns, pavarësisht mungesës së LeBron James.