MENU

Liga Ballkanike

Teuta mposht Bashkimin brenda në Prizren

16.01.2019 - 22:25

Teuta ka marrë një tjetër sukses në Ligën Ballkanike, por më e rëndësishmja. Është fitorja e gjashtë e ekipit durrsak në basketboll për meshkuj, që sot mposhti 101-83 kosovarët e Bashkimit, ndeshje e luajtur në Prizren.

Sukses i merituar i skuadrës durrsake, që falë dy pikëve të marra sot ngjitet në krye të renditjes, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve (durrsakët kanë edhe 3 humbje).

Jo vetëm kaq, por Teuta hedh një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të play off-it. Kjo është fitorja e tretë radhazi për durrsakët në 10 ditë, që pasi mposhti dy herë brenda pak ditësh kazakët e Barsy, sot tregoi një formë të mirë edhe ndaj Bashkimit.

Me përjashtim të periodës së parë, që ishte e ekuilibruar dhe u mbyll 26-25 në favor të durrsakëve, pjesa tjetër e takimit u dominua nga Teuta. Skuadra e trajnerit Baletic ishte superiore në fushë, duke patur gjatë gjithë ndeshjes një epërsi prej 8-10 pikësh.

teuta bashkimi
teuta bashkimi

Bashkimi – Teuta 83-101 (25-26, 21-28, 23-21, 14-26)

Teuta: Hysenagolli (20), Lasku (17), Gorea (9), Wilson (23), Copes (17), Shestani (11), Beqo, Hamati (4), Hoxha, Shehi, Mirdita, Sabahi. Trajner: M.Baletic

Wilson me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Teutën, mbështetur edhe nga Hysenagolli me 20 pikë. Ndeshja e radhës për Teutën është më 23 janar, ndaj maqedonasve të Kuzov, në Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN