MENU
klinika

Basket Meshkuj

Dominojnë ekipet durrsake, mbajnë kreun

16.02.2019 - 20:32

Durrësi po i jep tonin basketbollit shqiptar, sidomos atyre të meshkujve. Skuadra e Goga Basket ruan kreun e renditjes në Superligë, pas fitores 84-71 që ekipi durrsak arriti sot pasdite ndaj Tiranës.

Goga Basket triumfoi në javën e 12-të të Kampionatit Kombëtar në basketboll për meshkuj. Ndeshja e luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimtraq Goga” ka qenë në shumicën e kohës e ekuilibruar.

Gjithsesi, Goga Basket, një ekip më i kompletuar se ai i Tiranës, bëri diferencën në fushë në momentet vendimtare, duke u shkëputur dhe fituar me meritë.

Basketbollistët vendës ishin pothuajse gjatë gjithë kohës në epërsi, por pa krijuar një shkëputje të madhe, duke mbajtur në lojën Tiranën. Miqtë tentuan surprizën, por në fund u detyruan të dorëzohen dhe prnaojnë humbjen.

Ndërsa në Durrës, ekipi i Teutës mundi 99-77 Vllazninë, ndeshje që dhuroi emocione për gati 30 minuta, pasi më tej në fushë dominoi skuadra vendase.

Nga shkodranët pritej një reagim pas blerjeve të kryera në merkaton e dimrit, por edhe kjo fazës e dytë i ngjan asaj të parë, me humbje. Vllaznia ende nuk arrin të ruajë një ritëm gjatë gjithë kohës dhe në fund humbi terren, duke pësuar një humbje që e lë në fundin e renditjes.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 12-të (15 shkurt)

Kamza Basket – Partizani, 46-94

E shtunë, 16 shkurt

Goga Basket – Tirana, 84-71

Teuta – Vllaznia, 99-77

Renditja: Goga Basket 22 pikë (10/2), Teuta 21 pikë (9/3), Partizani 20 pikë (8/4), Tirana 17 pikë (5/7), Kamza Basket 15 pikë (3/9), Vllaznia 13 pikë (1/11).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN