Ka bërë një sezon fantastik, duket se James Harden nuk njeh limite në NBA, duke thyer rekord pës rekordi, të fundit që mbahej prej 20 vitesh.
Harden e udhëhoqi fitoren e Houston Rockets në shifrat 107-91 ndaj Philadelphia 76ers, me një arritje të re personale prej 31 pikësh, 10 kërcimesh dhe 7 asistimesh.
Harden arriti “klubin” e Wilt Chamberlain, Rick Barry dhe Michael Jordan, si të vetmit basketbollistë ndonjëherë, në gjendje për të grumbulluar 2.200 pikë në 61 ndeshjet e para të një sezoni.
I fundit që e kapi këtë “tavan” pikësh ishte Jordan, në sezonin 1986-1987. Përveç Harden, Clint Capela, gjithashtu, kontribuoi në triumf me 18 pikë dhe 9 kërcime; ndërsa Eric Gordon qëndroi në kuotën e 17 pikëve.