Edhe kampionët e NBA dhe kryesuesit e Konferencës së Perëndimit ndodh që të jenë në një ditë të keqe, madje edhe të turpërohen. Golden State u mund 126-91 nga Dallas në fushën e tyre.
Ishte një nga ndeshjet më të dobëta këtë sezon të skuadrës së Warriors (mungoi Stephen Curry). Durant realizoi 25 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për ekipin teksan Doncic realizoi një “triple double”, me 23 pikë 11 rebound e 10 asist.
Në sekondat e fundit fiton Atlanta, 129-127 ndaj Philadelphia, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fundin e saj.
Ndeshje e mirë e Young, që realizoi 32 pikë e 11 asist, mbështetur edhe nga Prince me 23 pikë, ndërsa për Philadelphia nuk mjaftuan 27 pikët e 12 rebound të Embiid për të evituar humbjen.
Humbet edhe Boston, që u ndal 124-117 nga Charlotte, takim i dominuar nga teksant shumicën e kohës, por që gabuan në fund. Ëalker ishte shënuesi më i mirë, me 36 pikë e 11 rebound, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Irving për Celtics.
Utah Jazz, falë 21 pikëve të Gobert, mundi 114-83 Chicago, ndërsa Portland mposhti 117-112 Detroit falë 28 pikëve të Lillard.