MENU
klinika

Play Off

Jokic nuk mjafton/ Spurs triumfojnë ndaj Nuggets

26.04.2019 - 19:36

San Antonio Spurs ka fituar ndaj Denver Nuggets me rezultat 120-103 në ndeshjen e gjashtë çerekfinale të Play-Off.

Skuadra që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit duke u përballur me Portland Trail Blazers, do të vendoset pas ndeshjes së shtatë.

Në takimin e zhvilluar në “AT&T Center” të San Antonios, skuadra e drejtuar nga Gregg Popovich triumfoi 120-103 (rezultati i serisë, 3-3).

 Nikola Jokic shfaqi një formë të jashtëzakonshme në radhët e Nuggets me plot 43 pikë dhe 12 rikuperime të cilit iu përgjigj dyshja e formuar nga Marcus Aldridge (26 pikë e 10 “rebound”) dhe DeMar DeRozan (25 pikë).

Vendasit e nisën me ritëm të lartë përballjen, duke shënuar një rezultat të pjesshëm 22-12, por në periodën e dytë Jokic e Murray morën frenat e lojës, duke përmysur rezultatin deri në 47-50, edhe pse kjo pjesë u mbyll me epërsinë e Spurs 64-60.

Në periodën e tretë San Antonio gjeti vazhdimësinë në realizimin e pikëve, por shpërthimi i Jokic, mbajti në lojë Nuggets, që hynë në periodën e fundit me vetëm 5 pikë më pak.

Në 12-minutëshin e fundit, basketbollistët vendas nuk gabuan në gjuajtjet për tre dhe falë një rezultati të pjesshëm 22-4 diferenca shkoi 21 pikë (110-89) duke qenë shumë e madhe për t’u përmbysur në 6 minutat e mbetura.

Sfida u mbyll me rezultatin 120-103 dhe në takimin final, që do të zhvillohet në “Pepsi Center”, Denver Nuggets do të ketë në avantazh faktorin fushë.