MENU
klinika

Vrasja e gazetarit

Princi saudit paguan fëmijët e Khashoggit që të heshtin?

12.04.2019 - 17:04

Familja e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi mohoi të mërkurën se kishte marrë pagesa nga qeveria saudite për të heshtur lidhur me çështjen.

Deklarata e tyre as nuk konfirmoi hapur, as mohoi dëmshpërblimet e mundshme nga mbreti saudit ose princi, të cilin familja e quajti “kujdestar për të gjithë sauditët”. “Veprat e bujarisë dhe njerëzimit vijnë nga normat morale që ata posedojnë, jo pranimi i fajit apo skandalit”, thuhet në deklaratë.

Washington Post më 1 prill njoftoi se fëmijët e Khashoggi, përfshirë Salah, kishin marrë shtëpi multimilion dollarëshe. Dy djemtë dhe dy vajzat e Khashoggi merrnin gjithashtu pagesa shumë më të mëdha, ndoshta dhjetëra miliona dollarë, si pjesë e negociatave për “paratë e gjakut” që priten të ndodhin kur gjyqet e vrasësve të akuzuar Khashoggi të përfundojnë në muajt e ardhshëm, sipas Washington Post.

“Pagesat më parë pazbuluara janë pjesë e një përpjekje nga ana e Arabisë Saudite për të arritur një marrëveshje afatgjatë me anëtarët e familjes Khashoggi, që synon që ata të vazhdojnë të tregojnë vetëpërmbajtje në deklaratat e tyre publike, në lidhje me vrasjen e babait të tyre në Stamboll gjashtë muaj më pare”, shkruhej në gazette.

Dorëzimi i shtëpive dhe pagesat mujore të 10.000 $ ose më shumë për secilin fëmijë janë aprovuar vitin e kaluar nga Mbreti Salman duke qenë se vrasja është kosnideruar “një padrejtësi e madhe”.

Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite u vra në tetor në konsullatën e mbretërisë në Stamboll nga një ekip prej 15 agjentësh të dërguar nga Rijadi. Trupi i tij nuk është gjetur.

Princi i fuqishëm i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është akuzuar për organizimin e vrasjes së Khashoggit, por një hetim hodhi poshtë këto pretendime.

Prokurori publik i Arabisë Saudite ka akuzuar 11 vetë për vrasjen.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka qenë aleati më i fortë i Riadit në të gjithë çështjen Khashoggi. Por ligjvënësit amerikanë votuan për t’i dhënë fund mbështetjes ushtarake për luftën e udhëhequr nga Sauditi në Jemen, atë që OKB përshkruan si kriza më e keqe humanitare në botë.