MENU
klinika

Konferenca e Shoqatës së Bankave

Kreditimi/ Denaj: Domosdoshmëri për zhvillimin e vendit

14.05.2019 - 16:30

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e pranishme në Konferencën e 3-të Kombëtare të Shoqatës Shqiptare të Bankave, tha se sistemi bankar në Shqipëri jep një kontribut të çmuar në rritjen ekonomike, duke qenë një mjet i rëndësishëm i nxitjes së kursimeve të shqiptarëve, por edhe rritjes së ekonomisë së vendit nëpërmjet kreditimit.

Ministrja vuri theksin në domosdoshmërinë e kthimit të kredimit të nivelin e pritshëm, pasi “fuqizimi i kreditimit është një domosdoshmëri jo vetëm për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të vendit, por është edhe një aktivitet bazë i rëndësishëm për vetë bankat”.

“Prezenca në Shqipëri e bankave të huaja solli një zhvillim në drejtim të futjes së produkteve të reja bankare, përmirësim të rregullave dhe strukturës qeverisëse, si edhe dijen e transferuar dukshëm në stafin lokal që sot drejton banka të rëndësishme në sistem.

anila-denaj-konica.al

Kriza e vitit 2008, e cila mbërriti me vonesë në Shqipëri, la shenja edhe në sistemin fiannciar bankar. Megjithatë, rritja e portofolit të kredive të këqija, çoi në vendosjen e rregulloreve të reja, supervizion më të madh dhe në këtë mënyrë në një disiplinë më të madhe të tregut bankar.

Sot, sistemi bankar është i mirëkapitalizuar me 18% CAR, dukshëm më i lartë se minimum 12 % i kërkuar sipas rregullores. Vitin e kaluar ka rritje të aseteve në masën 1.9 % duke arritur 1,453 billion ALL, si edhe rezultat pozitiv financiar.” -tha znj. Denaj.

Më tej, ministrja theksoi se sistemi bankar në Shqipëri jep një kontribut të çmuar në rritjen ekonomike, duke qenë një mjet i rëndësishëm i nxitjes së kursimeve të shqiptarëve, por edhe rritjes së ekonomisë së vendit nëpërmjet kreditimit.

“Sot është shumë e domosdoshme që të kthejmë kreditimin në nivelin e pritshëm. Fuqizimi i kreditimit është një domosdoshmëri jo vetëm për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të vendit, por është edhe një aktivitet bazë i rëndësisheme për vetë bankat.”-tha kreu i Financave shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritet te bizneset dhe individët

Kredia afatgjatë arrin në 2.3 miliardë euro