MENU
klinika

Warriors të pandalshëm

NBA/ Golden State në finale për të pestin vit rradhazi

11.05.2019 - 14:35

Golden State u konfirmua si skuadra për t’u mundur edhe në këtë sezon të NBA duke u kualifikuar për të 5-in vit radhazi në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Edhe me Kevin Durant të dëmtuar, Houston Rockets nuk arriti ta çonte dot serinë në ndeshjen e 7-të pasi u mposht në një takim shumë të luftuar brenda në Toyota Center nga Warriors me rezultatin 113-118.

Kampionët në fuqi shfrytëzuan formën e shkëlqyer të dyshes Curry-Thompson për të mbyllur çështjen e kualifikimit ndaj skuadrës teksane që në ndeshjen e 6-të.

Në Toyota Center pjesa e parë ishte totalisht e barabartë dhe u mbyll me shifrat 57-57.

Golden State Warriors guard Stephen Curry/ (AP Photo/Eric Gay)

Pas pushimit Houston u kthye më mirë në ndeshje dhe e mbylli periodën e tretë në avantazhin e 5 pikëve por Harden dhe Paul edhe pse bënë një paraqitje të shkëlqyer u dorëzuan përballë klasit të yjeve të Warriors.

Miqtë rikuperuan 7 pikë disavantazh dhe e mbyllën 12 minutëshin e fundit me shifrat 36-26 në favor dhe gjithë ndeshje 118-113.

Stephen Curry realizoi 33 pikë 4 asiste dhe 5 rebound për skuadrën nga Oakland, ndërkohë që Klay Thompson shtoi 27 pikë por edhe 2 asiste e 2 rikuperime në suksesin e Warriors.

Më i miri mbi parket gjithsesi ishte James Harden me 35 pikë 5 asiste e 8 rikuperime, ndërkohë që për të evituar eliminimin nga faza play-off e NBA, Houstonit nuk i mjaftuan as 27 pikët, 6 asistet dhe 11 rikuperimet e Chris Paul.