MENU

Bienalja e Venecies 2019

Nga Bulqiza drejt e në kozmos… si Driant Zeneli

13.05.2019 - 13:02

   U çel edicioni i 58-të i Binales së Venecies, ku janë pjesëmarrës 90 shtete. Artisti shqiptar Adrian Paci e quan një gjetje, konceptin e veprës së Driant Zenelit, që ndërlidh realitetin me fantazinë, nëntokën e Shqipërisë me kozmosin.

 

 

Edicioni i 58-të i Bienales, për Shqipërinë vjen me artistin Driant Zeneli dhe videoinstalacionin “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary”, kuruar nga Alicia Knock. Në Bienale, Shqipëria prezantohet në këtë kozmos artistic, me një vepër që lind në Bulqizë, për t’i tejkaluar kufijtë locale dhe për të përcjellë një mesazh shumë më universal.

 

 

 “Ju falënderoj që jeni këtu, për të mbështetur të bukurën që arti shqiptar krijon dhe e përfaqëson në këtë paradë të artit botëror. Jam e kënaqur që përfaqësohemi me Driantin, një i ri energjik, një talent i zbuluar prej kohësh, I përkushtuar ndaj artit të tij, që po na mirëpërfaqëson në këtë ngjarje, çka po e dëshmojnë dhe shkrimet e shumta të mediave të huaja. I bashkohemi kësaj bienaljeje me një thyerje dimensionesh, duke sjellë histori të vogla, nga qytete të vogla e duke i kthyer në art bashkohor dhe në dimensionin e të bukurës”.

 

 

Kuratorja Alicia Knock, u shpreh se vepra e Zenelit, shfaq mënyrën sesi ëndrrat mund të bëhen realitet.

“Vepra e Driantit, flet për një realitet specifik të Shqipërisë, të Bulqizës, të kromit, që udhëton nga zemra e malit drejt kozmosit”, teksa përshkruan një udhëtim gjeopolitik, ekonomik, industrial, në veprën e Zenelit.

Ndërsa, artisti Driant Zeneli, u shpreh:

“Ky kozmos nuk është ndërtuar vetëm nga unë, por shumë persona, që kemi punuar për një vit, për të realizuar këtë vepër, duke filluar nga këta 5 heronj që janë protagoistë të veprës. Vepra ime u dedikohet të gjithë atyre që besojnë në ëndrra dhe kërkojnë çdo ditë, të shtyjnë limitet e tyre”

 

 

Kuratori Edi Muka, vlerësoi metaforën e përdorur nga Zeneli, për të lidhur nëntokësoren me mbitokësoren.  Në këtë edicion marrin pjesë 90 shtete, Artisti Adrian Paci e quan një gjetje konceptin e veprës së Driant Zenelit, që lidh realitetin me fantazinë, nëntokën e Shqipërisë me kozmosin.

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt