Në dy sfidat e radhës të fazës play off në NBA dhe në të dy rastet fituan skuadrat vendase, duke barazuar në 3-3 serinë e gjysmëfinaleve në konferencat respektive.
Philadelphia 76ers triumfuan 112-101 ndaj Toronto Raptors. Vendasit zhvilluan një lojë korale, me të gjithë basketbollistët e formacionit bazë me numër dyshifror pikësh.
Edhe pse diferenca finale ishte vetëm 11 pikë, ekipi nga Pennsylvania e dominoi nga fillimi deri në fund kundërshtarin. Jimmie Butler shënoi 25 pikë, ndërsa Ben Simmons spikati me 21 pikë, 6 asiste dhe 8 rikuperime, duke u hequr vlerën 29 pikëve dhe 12 rikuperimeve të “yllit” të Raptors, Kawhi Leonard.
Edhe Portland Trail Blazers nuk u dhanë mundësi Denver Nuggets të festojnë para kohe kualifikimin.
Në sfidën e 6-të të zhvilluar në “Moda Center” të Portlandit, të zotët e shtëpisë dominuan me rezultatin 119-108 nën udhëheqjen e Lillard e McCollum, respektivisht me 32 dhe 30 pikë.
Nikola Jokic bëri gjithçka për skuadrën nga Colorado, por 29 pikët dhe 12 rikuperimet e tij rezultuan të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Sfida e fundit, që do të përcaktojë të kuakifikuarën e këtij çifti do të zhvillohet në “Pepsi Center” të Denverit.