MENU
klinika

Goditja e rëndë

Warriors në telashe, ja sa do të mungojnë Durant!

17.06.2019 - 19:02

Skuadra e Golden State Warriors ka marrë një goditje të rëndë të dyfishtë. Përveçse humbi titullin kampion bote në NBA, dy nga yjet e skuadrës rrezikojnë të mos luajnë gjithë sezonin tjetër. Bëhet fjalë për Kevin Durant dhe Klay Thompson, viktimë të fazës finale play off.

Durant ka kryer edhe operacionin në “Thembrën e Akilit” dhe sipas mediave amerikane rrezikon 9 deri në 12 muaj pushim. E njëjta situatë edhe me Thompson, i dëmtuar në finale e gjashtë dhe të fundit të luajt. Edhe ai rrezikon nga 9 deri në 12 muaj, pasi do të operohet.

Kjo do të thotë që skuadra e Golden State do të nisë një revolucion në ekip, për të gjetur zëvendësuesit e denjë. Gjithsesi, kjo gjë duket e vështirë, pasi fillimisht duhet të ketë hapësirat e duhura financiare për të sjellë lojtarët “big”.

Durant dhe Thompson kanë rroga të larta e kontrata marramendëse, çka nuk lë hapësirat e nevojshme. Duhet që ata të shiten në mënyrë që Golden State të sjellë të tjerë lojtarë kampionë. Kjo situatë vë në dyshim edhe të ardhmen e DeMarcus Cousins, që pritet të largohet më 1 korrik.

Kjo do të thotë që te skuadra nënkampione e NBA-së mund të vijnë lojtarë të dorës së dytë për të zëvendësuar të dëmtuarit.

Kështu, për trajnerin Steve Kerr dhe kapitenin Stephen Curry po vijnë ditë të vështira.