MENU

Surprizojnë drejtuesit e klubit

Të ‘mbytur’ nga dëmtimet/ Warriors merr vendimin për Thompson-Durant!

28.06.2019 - 16:26

Drejtuesit e Golden State kanë kaluar shumë telashe në 5 ditët e fundit për të pasur ide të qarta në lidhje me të ardhmen e skuadrës kaliforninane.

Bob Myers, që është në rolin e menaxherit të përgjithshëm të Golden State ka folur për këtë çështje pas ndeshjes së 6-të në finalen e madhe të NBA, me “Warriors” që u dorëzuan përballë Toronto Raptors.

Në të vërtetë, prej javësh diskutohet çështja e qëndrimit apo jo në skuadrën kaliforniane të Kevin Durant dhe Klay Thompson, dy prej basketbollistëve më të rëndësishëm të Golden State, por që rezultuan të pafat në momentin kyç të sezonit për skuadrën e tyre, teksa pësuan dëmtime.

Megjithatë, Bob Myers është i vendosur që të mbajë të dy lojtarët te Golden State pavarësisht gjithçkaje.

“Kevin dhe Klay i kemi shumë në konsideratë. Me Kevin Durant kemi fituar 8 nga 9 ndeshjet në finalen e madhe, kurse Klay Thompson është thjesht fantastik. Edhe në aspektin njerëzor ata janë persona që çdokush do t’i donte në skuadrën e tij. Meritojnë të shpërblehen në mënyrë të drejtë.”

Për Thompson nuk ka pasur kurrë dyshime, ndërkohë që i gjithë problemi qëndron te Durant.

Myers shpjegon se lojtari ka fituar të drejtën si lojtar i lirë që të marrë vendimin që dëshiron, por ai shpreson që Durant të kthehet, pasi konsiderohet se basketbollisti ideal për Golden State.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plan sekret për të luajtur së bashku

Durant dhe Irving bëjnë lëmsh merkaton!

NBA publikon më të mirët

Basketbollisti grek shpallet MVP i sezonit!