MENU
klinika

"Të dua në skuadër"

Trajneri i njohur telefonon Hysajn

28.07.2019 - 14:44

Dilema më e madhe e kësaj vere për legjionarët kuqezi është e ardhmja e Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shkodran është nxjerrë në merkato nga Napoli, mirëpo deri tani nuk ka lëvizje konkrete, pavarësisht shumë zërave që kanë qarkulluar.

Nga Italia shkruajnë se trajneri i Romës, Daniel Fonseca e ka telefonuar Hysaj, me qëllimin kryesor për të kuptuar nëse mbrojtësi është i disponueshëm për të kaluar në kryeqytetin italian.

Hysaj shikohet si një alternativë për të zënë vendin e Alessandro Florenzi, që mund të largohet nga Roma dhe tashmë 25-vjeçari ka vetëm një alternativë për të ardhmen, duke qenë se Atletico Madrid firmosi me Trippier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti italian 'hedh bombën'

“Hysaj tek Juventus, bashkë me Sarrin”

25-vjeçari 'me valixhe në duar'

Hysaj drejt Premier League!