MENU
klinika

"Të paktën në 2029"

Itali/ Salvini kërkon zgjedhje të drejtpërdrejta për liderin

22.09.2019 - 12:07

Lideri i Ligës së Veriut, Matteo Salvini deklaroi dje se presidenti Italian duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Presidenti, i cili vepron si mbrojtës i Kushtetutës dhe si gjyqtar i sistemit politik, aktualisht është zgjedhur nga parlamenti.

“Unë mendoj se, nëse nuk do të ndodhë në vitin 2022, atëherë në 2029 kreu i shtetit mund të zgjidhet direkt nga qytetarët”.

Përpjekja e ish-ministrit të Brendshëm Salvini, muajin e kaluar, për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme dështoi pasi ish-aleatët e tij të qeverisë në Lëvizjen Pesë Yje ranë dakord për një pakt me Partinë Demokratike për të formuar një qeveri të dytë nën mbikqyrjen e Giuseppe Conte.

“Unë nuk mendoj se qeveria aktuale Pesë Yjet-Partia Demokratike do të zgjasë deri në vitin 2022, kur do të zgjidhet pasardhësi i presidentit Sergio Mattarella,” deklaroi Salvini.

kolana e librave

Salvini përdori rolin e tij në qeverinë e mëparshme për të promovuar qëndrimin agresiv të partisë së tij kundër Bashkimit Evropian dhe luftën për anijet që shpëtonin migrantët në Mesdhe.

Por qeveria e re e majtë e Italisë ka lejuar një anije shpëtimi që transportonte 82 migrantë të zbarkonin në bregdet në ishullin Lampedusa, pas afro një javë në det, duke i dhënë fund “epokës së Salvinit”.

Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, theksoi se masa nuk paralajmëron kthimin e një politike “portesh të hapura”. Por kjo përfaqëson një ndryshim nga qëndrimi i ashpër i qeverisë së mëparshme të koalicionit midis Lëvizjes Pesë Yjet të Di Maio dhe partisë Lidhja të ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit.

Salvini u ka thënë mbështetësve të tij që të mbajnë kokën lart. Ai është duke u përqëndruar në zgjedhjet rajonale në tetor që do t’u japin votuesve mundësinë e tyre të parë për të thënë atë që mendojnë për erërat politike të ndryshimit.