MENU
klinika

Atentati në Kinostudio (Video)

Momenti kur Santiago Malko qëllon vëllezërit Mumajesi

02.10.2019 - 13:57

Në këtë video duket Santjago Malko, në momentin kur qëllon ndaj vëllezërve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi si dhe Ibrahim Durollari.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 27 qershor 2018 në një lokal bastesh në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.

Pamjet që po transmetohen për herë të parë janë xhiruar nga kamera te sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja.

Sikurse dallohet qartë në to, në lokal me armë në dorë shfaqet ish-oficeri i Patrullës së Përgjithshme, Santjago Malko, i cili u ekzekutua me 27 gusht të këtij viti në rrugën “Xhanfize Keko”.

Ai qëllon ndaj dy vëllezërve dhe mikut të tyre. Për faktin se Mumajesët ishin të paarmatosur, siç dallohet në video, ata kapin karriget dhe i hedhin në drejtim të atentatorëve, në përpjekje për t’iu shpëtuar plumbave.